Zemra-Chat.com - Albin Kurti, Thaçit_ Hajn, paçavër, mos u zgërdhij !
×

Warnung

JUser: :_load: Fehler beim Laden des Benutzers mit der ID: 67

Albin Kurti, Thaçit_ Hajn, paçavër, mos u zgërdhij !

1 0
Interpelanca e së enjtes është shndërruar në një debat të ashpër mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi. Kurti i ka quajtur paçavra kryeministrin Thaçi dhe ministrin Besim Beqaj, duke thënë me këtë lloj të privatizimit ata janë duke bërë krim dhe duhet të shkojnë në burg, ndërsa në një moment i është drejtuar kryeministrit më fjalën "mos u zgërdhini". Gjatë interpelancës së sotme, në lidhje me privatizimin e Distribucionit të KEK-ut, pas shumë kritikave nga opozita në drejtim të Qeverisë, fjalën e ka marrë edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai nuk ka kursyer akuza për kryeministrin Thaçi dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, duke i quajtur paçavra. Ai ka thënë se konzorciumi ndoshta i ka punët mirë me këtë dy persona, por jo me Lëvizjen Vetëvendosje dhe popullin e Kosovës. Vetëvendosje që e kishte thirrur këtë interpelancë, duke dhënë argumentet e saj kërkoi stoponim e këtij procesi duke e quajtur të dëmshëm dhe i bëri thirrje konsorciumit turk, "Limak & Çalik" që të heq dorë nga blerja e distribucionit. Pos Vetëvendosjes, kundër privatizimit u shprehen edhe Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. LDK-ja ka përgatitur një mocion tjetër nga ai i Vetëvendosjes, derisa AAK-ja tha se do abstenojë nga të dyja mocionet, por u shpreh kundër privatizimit, raporton Koha.net. Partitë opozitare kërkuan që procesi të jetë transparent dhe të dihet pse dhe si po privatizohet ky aset shumë i rëndësishëm për Kosovën. Por, vendimin e mbrojti Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, i cili tha se gjithçka ka qenë transparente dhe e mbështetur në bazë ligjore. Debati është ashpërsuar mes kryeministrit Thaçi dhe liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Kreu i Vetëvendosjes tha se Hashim Thaçi e Besim Beqaj e kanë vendin në burg, për të keqen që i kanë bërë shoqërisë kosovare. Pasi i quajti paçavra, reagoi menjëherë kryeministri Thaçi, i cili i tha Kurtit se nuk ka mllef për të shfryrë ndaj tij. "Mllefet, sharjet, akuzat le të mbesin në ndërgjegjen tuaj, nëse të ka mbet edhe pak. Do të kursej për hatër të babait tuaj, sepse nëse i ke dalë doresh atij, as unë nuk do të merrem me ju. Ta dini, nuk do të lejojmë rikthimin e mentalitetit monist e diktatorial", tha kryeministri Thaçi. Për më tepër ai ka shtuar se këta zëra të shterur, e klithma të çoroditura, kanë bërtitur që NATO-ja të mos vijë në Kosovë, po ashtu edhe kundër marrëveshjes në Rambuje. "Po këta zëra u deklaruan edhe kundër bombardimeve të NATO-s dhe kundër prezencës së SHBA-ve, dhe BE-së në Kosovë". Gjithashtu ai ka thënë se po këta zëra ishin edhe kundër marrëveshjes mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve për statusin e Kosovës, për Kosovën e pavarur. Thaçi ka thënë se po ky zë pa ndikim dhe i shkëputur nga realiteti i Kosovës demokratike dhe evropiane, u deklarua se 17 shkurti 2008, dita kur Kosova realizoi ëndrrën historike për shtet të pavarur, është një vendim i pavlerë. Shefi i ekzekutivit ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë punën e vet, ndërsa Kurtit i ka rekomanduar që politikat elektorale t'i shpalos në Ferizaj e Kaçanik. "U tha që po ju ofendoj, por nuk mund t'iu ofendoj juve, përderisa nuk keni dinjitet. Unë çfarëdo konstatimi që bëjë për juve, kurrë nuk mund t'ju ofendojë. Unë s'po ju ofendoj, por po flas çka jeni, paçavër. Ju po vjedhni në emër të kombit, kjo nuk ka të bëjë asgjë me kombëtaren. Ju ia keni vënë emrin ANP-së 'Adem Jashari', e keni bërë drejtor djalin e Hamzës, për ta shitur më lirë. Ju edhe në tenderët për përmendore të dëshmorëve vjedhni, jeni hajna klasik", ka thënë Kurti, transmeton Kosovapress. Përderisa ishte duke...

Video