Rregullat e Zemra Chat

Në këtë faqe gjeni rregullat kryesore për përdorimin e Zemra Chat. Qëllimi ynë është një komunitet shqiptar online ku përdoruesit mund të bisedojnë me respekt, siguri dhe qartësi.

Në hapësirat publike të chatit lejohet vetëm gjuha shqipe, për të shmangur keqkuptime, fyerje të fshehura ose konflikte mes përdoruesve. Chat privat është i mundur vetëm për përdoruesit me status VIP.


1. Respekt për çdo përdorues

Çdo përdorues duhet të komunikojë me respekt. Fyerjet, provokimet, kërcënimet, talljet, ofendimet personale dhe sjelljet e pahijshme nuk lejohen.


2. Në hapësirat publike lejohet vetëm gjuha shqipe

Në dhomat publike të Zemra Chat lejohet vetëm komunikimi në gjuhën shqipe. Kjo rregull ekziston për të shmangur keqkuptime, ofendime të fshehura ose situata ku përdoruesit nuk e kuptojnë njëri tjetrin.

Mesazhet në gjuhë të tjera mund të fshihen nga moderatorët. Në raste të përsëritura, përdoruesi mund të paralajmërohet, të kufizohet ose të largohet nga chati.


3. Nuk lejohen fyerjet dhe gjuha e urrejtjes

Nuk lejohen komente që ofendojnë, nënçmojnë ose diskriminojnë persona për shkak të prejardhjes, fesë, gjinisë, mendimit, pamjes, moshës ose bindjeve personale.


4. Nuk lejohen kërcënimet dhe sjelljet agresive

Kërcënimet, thirrjet për dhunë, presioni ndaj përdoruesve të tjerë dhe çdo formë agresioni nuk tolerohen në Zemra Chat.


5. Mos publiko të dhëna private

Nuk lejohet publikimi i numrave të telefonit, adresave, fotografive private, mesazheve private ose të dhënave personale të personave të tjerë pa lejen e tyre.


6. Privat Chat vetëm me status VIP

Bisedat private në Zemra Chat janë të mundshme vetëm për përdoruesit që kanë marrë statusin VIP.

Statusi VIP ndihmon në mbrojtjen e përdoruesve dhe në parandalimin e keqpërdorimit të sistemit të chatit. Informacioni se si mund të merret statusi VIP shfaqet direkt brenda chatit.


7. Nuk lejohet spam ose reklamë pa leje

Postimet e përsëritura, linket e dyshimta, reklamat pa miratim, mashtrimet dhe promovimet agresive nuk lejohen.


8. Çdo përdorues mban përgjegjësi për përmbajtjen e vet

Çdo përdorues është vetë përgjegjës për tekstet, fotografitë, videot, linket dhe mesazhet që publikon në chat.


9. Moderimi dhe largimi nga chati

Moderatorët dhe administratori kanë të drejtë të fshijnë mesazhe, të paralajmërojnë përdorues, të kufizojnë aksesin ose të largojnë përdorues që shkelin rregullat.


10. Përdorimi i sigurt i Zemra Chat

Duke përdorur Zemra Chat, përdoruesi pranon këto rregulla dhe detyrohet t’i respektojë. Qëllimi ynë është një komunitet shqiptar, miqësor, i sigurt dhe me respekt.


Zemra Chat

Hyr në Zemra Chat