Zemra-Chat.com - KOMUNARËT E FAVORIZUAR

KOMUNARËT E FAVORIZUAR

1 1

Një hulumtim disajavor i emisionit “Drejtësia në Kosovë” ka nxjerrë në pah keqpërdorime gjatë organizimit të ekskurzioneve mësimore në Komunën e Mitrovicës. Hulumtimi ka konstatuar se zyrtarët komunalë të Mitrovicës kanë pranuar favore siç janë fjetja dhe ushqimi nga pronarët e hoteleve buzë plazhit të Durrësit.Ajmane Berani , drejtoreshë e arsimit në Komunën e Mitrovicës ka pranuar se të paktën gjashtë zyrtarë komunalë të kësaj komune nuk kanë paguar asnjë cent për ushqimin dhe fjetje. Vizitat e këtyre delegacioneve ishin kryer gjatë inspektimeve që zyrtarët komunalë i kanë bërë hotelit ku kanë qëndruar nxënësit.Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës i ka thënë emisionit “Drejtësia në Kosovë” se nuk ka qenë në dijeni se pronarët e hoteleve ua kanë paguar fjetjen zyrtarëve të tij.Emisioni po ashtu zbardh lidhjet direkte të shefit të prokurimit të Mitrovicës me kompaninë “Ariani”, kompani kjo e cila i organizoi pjesën më të madhe të udhëtimeve të nxënësve të Mitrovicës në Shqipëri. Të dhënat e siguruara nga “Drejtësia në Kosovë” tregojnë se si shefi i prokurimit vizitoi Shqipërinë pak ditë para se kompania e familjarëve të tij ta fitonte tenderin.Në pjesën e dytë të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” sjell reportazhin ekskluziv i cili trajton shkatërrimin e parcelave të mbjella me drogë në rajonin e Mitrovicës.Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 20 e 20 në RTK dhe repriza jepet të hënën në mesditë.

Video