Zemra-Chat.com - Kundër shtetit policor në Kosovë, kundër pazareve me Serbinë në Bruksel 22.10.2012
×

Warnung

JUser: :_load: Fehler beim Laden des Benutzers mit der ID: 67

Kundër shtetit policor në Kosovë, kundër pazareve me Serbinë në Bruksel 22.10.2012

1 0
Protesta e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që u zhvillua të hënën, në datën 22 tetor, ishte një organizim politik i aktivistëve tanë, për të shprehur revoltën legjitime dhe kundërshtimin tonë ndaj dialogut me Serbinë. Protesta jonë mori shkas nga takimi kriminal i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me zëdhënësin e Milosheviçit, antishqiptarin e deklaruar, kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç. Motoja e kësaj proteste shprehej në parullën e madhe që aktivistët e mbanin ndër duar, e cila shkruante "Bashkim me Shqipërinë, jo pazare me Serbinë!". E gjithë kjo dhunë, nuk arriti ta ndalte indinjatën qytetare. Protestuesit dhe aktivistët mbërritën ta lironin sheshin Nëna Terezë nga forcat speciale, dhe e arritën synimin e tyre për protestë paqësore pranë qeverisë. Por dhuna e shtetit policor, brutaliteti i pushtetit të pasigurt të Thaçit përbëjnë arsye për një tjetër protestë. Kështu, të martën, në datën 23 tetor, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka thirrur popullin në një demonstratë dy orëshe, kundër pazareve me Serbinë, kundër dhunës qeveritare e shtetit policor në Kosovë, dhe për të kërkuar lirimin e mbi 60 aktivistëve dhe qytetarëve e për të kërkuar ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve për këtë shfaqje të terrorit në rrugët e një qyteti që po përgatitet të festojë 100 vjetorin e pavarësisë kombëtare! Prishtinë, 22 tetor 2012 Lëvizja VETËVENDOSJE!

Video